Tedi Cara ka shënuar golin e radhës në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, për të zhbllokuar takimin Oleksandrija-Poltava.
Cara ishte në vendin e duhur për të shënuar në favor të Oleksandrijës, ndërsa gjithçka u bë e rrezikshme pas pasimit të tij në zonë. Për këtë edicion e ka golin e tretë të shënuar.
Sfida është e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit ukrainas.
Cara prej sezonit të kaluar, kur u transferua nga Partizani, është kthyer në kryefjalë tek Oleksandrija.