Dembéle: Nuk dua të jem ylli i ekipit!

- Bota Sot

Dembéle: Nuk dua të jem ylli i ekipit!

Vetëm pak orë pasi u publikuan edhe pikët e sakta, të cilat vendosën edhe fituesin e “Topit të Artë 2025”, fituesi i këtij çmimi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “France Football”.

“Mua nuk më intereson që të jem ylli i ekipit.

Dua që të gjithë ata, të cilët luajnë përkrah meje të ndihen mirë dhe të luajnë në nivel të lartë”, rrëfen Ousmane Dembéle.

Mes të tjerash sulmuesi i PSG-së tregon se ai e meritonte këtë çmim këtë vit edhe pse ishte i vetëdijshëm se rreth tij nuk kishte “fuqi të mëdha” që e mbështesnin.

“’Topi i Artë 2025’ është çmimi i dytë që i shkon lojtarit të popullit. Pas Karim Benzema, unë jam i dyti që arrin të bëjë një rrugëtim të tillë.

Si unë edhe Karim vijmë nga rruga dhe prej saj kemi arritur deri këtu. Kemi bërë diçka të pabesushme në karrierën tonë”, pohoi sulmuesi i PSG-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot