Hegjemonia serbomadhe pas demonstratave të vitit 1981 e ngriti në kulmin e veta të ashtquajturin "diferencim ideopolitik" kundër shqiptarëve

- Bota Sot

Hegjemonia serbomadhe pas demonstratave të vitit 1981 e ngriti në kulmin e veta të ashtquajturin "diferencim ideopolitik" kundër shqiptarëve

Kosova gjatë viteve 1981-1990 ishte nën regjimin ushtarako-policor nga gorcat e dhunëshme serbo-sllavët. Arrestimet që bënte milicia serbo-sllave ishin të shpeshta gjatë viteve të 90-ta, ishin arrestuar mbi 1.000 pjesëmarrës të tubimeve dhe ishin dënuar nëpër burgje jugosllave mbi 200 protestues. Edhe minatorët e Trepçës të cilët kishin marrë pjesë në grevë ishin ndëshkuar mbi 2.000. Derisa Komiteti i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Kosovë publikoi listën e të vrarëve dhe të plagosurëve: më se 34 ishin të vrarë dhe 204 tė plagosur. Mbi 670.000 shqiptarë kaluan nëpër burgjet serbe, dhuna dhe terrori nuk kishin të ndalur. Nuk ipej fare kumtesa për masakrat që bënin forcat e milicisë më 30 janar 1990 në mes të ditës në Malishevë. Ishin vrarë e plagosën njerëzit e pafajshëm në Pejë, Vushtrri, Deçan, Dobërçan pa ditur fare as kush dha urdhër të shtihet prej autoblindave ndaj qytetarëve në shtëpi, shkolla, ambulanca, kisha e në xhami...

Shqiprarët në Jugosllavi zinin vendin e tretë me numër banorëve të nacionaliteteve, ndërsa në tërë Jugosllavinë ishin 15% të popullësisë, derisa 82% ishin të burgosur politik. Proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve kishin përmasa të mëdha dhe kryesisht zhvilloheshin si antishqiptare. Vetëm në vitin 1981 në Kosovë ishin akuzuar më se 300 veta, të gjithë ishin shqiptarë, në përjashtim tre ishin serbë e malazezë, derisa në vitin 1982 ishin të akuzuar 244 veta, të gjithë ishin shqiptarë, vetëm dy ishin serbë.

Për ngjarje të këtilla shkruanin edhe gazeta të huaja si ajo turke "Olay" në Kosovë, Mal të Zi , Maqedoni janë dënuar 1.800, vetëm në vitin 1981, të gjithë ishin shqiptarë. Derisa gazeta tjetër e 16 shkurtit 1983, ajo suedeze "Sydsvenska Degbladet" shkruan se numri i përgjithshëm arrinë të paktën 5.000 veta.

Rolin kryesor, me dominim, në federatën jugosllave e kishte hegjemonia serbo-madhe, e cila pas demonstratave të vitit 1981 në vet gjirin e popullit shqiptar, duke i përçarë agta në masë në "kundërrevolucionare dhe në "seperatiste" ngriti në kulm ndaj shqiptarëve të ashtquajturin "diferencim ideopolitik". Ky diferencim politik, kryesisht, u vu te shqiptarët që ishin me ndjenja kombëtare dhe te inteligjenca e tyre. Diferencimi me numër të madh u përdorë për mësuesit, pedagogët, profesorët e popullit shqiptar, të cilët i zëvendësonin, i pezullonin apo i pushonin nga puna.

Diferencimi ishte shkelje flagrante e të drejtës për të jetuar që i nënshtroheshin shqiptarët, prej hegjemonisë rerbo-madhe thuajse i tërë populli shqiptar në Kosovë dhe jashtë saj.

Në emër të këtij segregacioni fëmjëve tanë iu merrte e drejta e shkollimit, të rinjve e drejta e studimit, shumë punëtorëve e drejta e punës.

„Ishte koha kur shqiptarët nuk guxonin të flisnin lirishtë, por as të heshtënin“, më 24.04.1990, kishte deklaruar akademik Çosja para kongresistëve amerikan.

Inteligjenca shqiptare kanosej nga poshtrimet dhe arrestimet vetëmse ngriste zërin në mbrojtje të drejtave kombëtare e demokratike.

Për ta ndalur shtimin e popullit tonë ishte propozuar planifikim i familjes vetëm për popullin shqiptar, për ta larguar vëmendjen nga politika shfarosëse serbo-madhe si shkaktare e mjerimit të shqiptarëve dhe duke i quajtur shtesat e fëmijëve të shqiptarëve si burim të fatkeqësive dhe mjerimit të tyre.

Aparati shtetëror jugosllav i dirigjuar nga Serbia në shumë qytete të Kosovës, sipas të dhënave të Fakultetit të Mjekësisë, helmoi mbi 8.000 nxënës shqiptarë. Punonjësit në Fakultetin e Mjekësisë në transparencën e tyre gjatë punës në grevën e mbajtur për gjysmë ore theksuan: "Nuk na duhen inkuizitorët", "Milicia jashtë spitaleve", Kërkojmë autonominë e institucioneve shëndetësore", gjersa Beogradi helmimin e quante "trillim" të shqiptarëve, "stimulim i tyre". Sipas mjekut Bernard Benetitit pas bërjes së analizave të gjakut në Francë për nxënësit e helmuar të Kosovës citon se: "Fjala është për një helmim masiv... Duke qenë mjek humanitar unë nuk mund të hesht para çdo preteksti, të argumenteve politike", sepse "fëmijët e helmuar sot, mund të jenë fare lehtë nesër viktima të veprimeve akoma më të këqija e më të egra".

Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët përbënin tashmë fuqinë në federatën jugosllave bënin sulm frontal kundër Kosovës duke e paraqitur ate si armike të rrezikshme të Jugosllavisë, duke e fajsuar kushtetutën e vitit 1974 për autonominë e Kosovës. Ata parashikonin se shkatrrimi i autonomisë për shqiptarë, forcon federatën jugosllave, që në brendi Serbia parashikonte homogjenizimin e saj dhe hegjemoninë edhe mbi republikat tjera jugosllave. Manifestimet përmes forcës të Serbisë në Kosovë si dhe arrestimet e burgosjet e shqiptarëve kishin për qëllim presionin politik, psiqik ndaj intelektualëve më të spikatur shqiptarë që ishin treguar të pathyeshëm ndaj veprimeve serbe.

Goditja kryesore e shovenistëve serbë ishte shkallmimi i Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, pra, jo vetëm që nuk do të përligjet republika për shqiptarët në federatën jugosllave, por tu hiqej edhe ajo që ju njihej.

Prandaj, Serbia përligji të drejtën e sulmit përmes manifestimeve, tubimeve, akuzave, presioneve, parullave për rrokjen e armëve dhe për shfarosjen e shqiptarëve....



Lexoni të gjitha në Bota Sot