Man Utd pëson humbjen e tretë në gjashtë ndeshjet e para

- Bota Sot

Man Utd pëson humbjen e tretë në gjashtë ndeshjet e para

Manchester United e ka pësuar humbjen e tretë në gjashtë xhirot e para të Premierligës.

“Djajtë e Kuq” pësuan 3:1 në udhëtim ndaj Brentfordit.

Igor Thiago shënoi dy golat e parë për vendasit në minutën e tetë dhe më pas në të 20-tën.

Gjashtë minuta më vonë, Benjamin Sesko ngjalli shpresat e mysafirëve duke shënuar për 2:1.

Bruno Fernandes pati mundësi ideale për të barazuar shifrat, por dështoi të realizonte nga penalltia në minutën e 76-të.

E në minutën e gjashtë shtesë, Jensen shënoi për 3:1 dhe epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Brentford shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e 110-të, aq sa ka edhe Manchester United dy pozita më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot