Kjo është lëvizja e fundit e Serbisë ndaj Shqipërisë! Serbët të shqetësuar

- Bota Sot

Kjo është lëvizja e fundit e Serbisë ndaj Shqipërisë! Serbët të shqetësuar

Të gjithë e presin me kureshtje përballjen me Serbisë dhe Shqipërisë e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin në Leskovc.

Shqipëria e ka rastin jetik që më fitore ta lë me gjasa minimale Serbinë për vend të dytë në Grupin K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll. 

Serbia është e shqetësuar para ndehsjes me shqiptarët.

Lajmet e fundit janë shumë pozitive për kombëtaren shqiptare.

“Serbia nuk mund të mbështetet te Nikola Milenkoviq dhe Sasha Llukiq në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Kanë kartona dhe humbasin ndeshjen kundër shqiptarëve. Përveç këtyre dyve, nuk do të luajë as mbrojtësi i djathtë Kosta Nedelkoviq, i cili u lëndua në stërvitje me klubin e tij Leipzig.

Mungesa e çdo futbollisti është një problem i madh për trajnerin e ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviq - Piksi.

Kjo vlen veçanërisht për Nikola Milenkoviq, i cili ishte shtylla e mbrojtjes së Shqiponjave, së bashku me Milosh Veljkoviq dhe Strahinja Pavloviq”, - vajton media serbe “Kurir”.

Shqipëria renditet në vend të dytë me 7 pikë (një ndeshje më shumë) dhe Serbia është në të tretin me 6 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot