Silvio Merkaj duket se ka gjetur formën e tij më të mirë në radhët e skuadrës së Sudtirol në Serinë B, pasi në startin e këtij sezoni po bëhet protagonist absolut me golat e tij.
Në ndeshjen e sotme ndaj Rexhianës, sulmuesi shqiptar, ka shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 2:0 për ekipin e tij në minutën e 26-të të takimit me një veprim sulmuesi qendre të vërtetë.
Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për 27-vjeçarin, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe një asist në atë që është sezoni i tij i tretë në klubin e Serisë B.
Para se t’i bashkohej Sudtirolit nga radhët e Virtus Entela në Serinë C, Merkaj kishte ofertë edhe nga Partizani në Superiore, por vendosi të vazhdonte në Itali dhe tashmë duket se ka gjetur rolin e protagonistit në Serinë B.