Chelsea tronditet si vendas nga Brightoni duke pësuar humbje me rezultat 1:3, në takimin e javës së gjashtë në Premier League në futboll.
Mysafirët befasuan Chelsean.
Chelsea mbetet pa një lojtar nga minuta e 53-të, futbollisti Chalobah u përjashtua direkt me karton të kuq.
Chelsea kaloi në epërsi në pjesën e parë.
Fernandez shënoi në minutën e 24-të.
Mysafirët befasuan në pjesën e dytë duke barazuar me golin e futbollistit Welbeck në minutën e 77-të.
Në minutën e 90-2 udhëtuesit realizuan golin e fitores përmes futbollistit De Cuyper dhe Welbeck për 1:3 në minutën e 90+10 ku asiston Brajan Gruda.
Futbollisti shqiptar Brajan Gruda u paraqit nga minuta e 68-të për Brightonin.
Chelsea zë vendin e 7-të me 8 pikë e Brighton është në të 10-tin me 8 sosh.