Xhevat Mustafa komenton fotografinë nga Nju Jorku: “Vazhdim i vjetër i marrëdhënieve serbo-shqiptare”

- Bota Sot

Xhevat Mustafa komenton fotografinë nga Nju Jorku: “Vazhdim i vjetër i marrëdhënieve serbo-shqiptare”

Publicisti Xhevat Mustafa, duke iu referuar një fotografie të realizuar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku ministri serb i Jashtëm Marko Gjuriç prezanton ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin, tek ish-emisari amerikan Richard Grenell, ngre disa pikëpyetje.

Ai pyet pse këtë rol nuk e kryu një diplomat i ambasadave shqiptare në SHBA, nëse “Ballkani i Hapur” është varrosur përfundimisht, dhe nëse ky takim të kujton “vëllazëritë” e dikurshme Tito–Enver e të tjerë.

Postimi i plotë:

Çfarë mesazhesh mbart e përcjell kjo fotografi e freskët nga New Yorku?

Nge Xhevat Mustafa

Në kuadër të takimeve gjatë Sesionit të 80- të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Marko Gjuric, i prezanton vullnetarisht dhe me shumë kënaqësi misionarit të paguar shumë shtrenjt çdo muaj nga Beogradi, Richard Grenell, "mish i huaj" në DASH dhe në rrethin e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump, ministren e re të punëve të jashtme të Shqipërisë - Elisa Spiropali.

Shumë kujt, sidomos SHQIPTARËVE, në Shqipëri, Kosovë, MV, Malin e Zi, Diasporë, logjikshëm e me arsye të forta, u lindin të paktën tri pyetje! A nuk mund ta bënte këtë punë një diplomat apo diplomate nga dy ambasadat e Shqipërisë në SHBA?!

A është varrosur përfundimisht apo është gjallë "Ballkani i hapur"?

A nuk na dhuron bujarisht ky takim e kjo fotografi, arsye të forta edhe që të kthehemi rreth 80 vjet pas në kohë e të mendojmë se vëllazëria e vjetër, Tito, Miladin, Dushan, Enver...vazhdon me trashëgimtarë e misionarë të rinj???



Lexoni të gjitha në Bota Sot