"Po dëshmojmë të gjitha llojet e veprimeve ruse, nga dezinformimi, sabotimi e deri tek përdorimi i imigracionit të paligjshëm si armë, kështu që jemi tashmë në një luftë hibride me Rusinë", deklaroi komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Valdis Dombrovskis.
“Ne e dimë që ambiciet imperialiste dhe ekspansioniste të Rusisë shtrihen përtej Ukrainës”, shtoi ai.
"Moska flet hapur për pushtimin e vendeve të tjera, përfshirë BE-në dhe NATO-n”, shpjegoi ai.
Ai ka theksuar rëndësinë për vendet baltike të planit të nisur nga Brukseli për të ndërtuar një mur me dronë për të kundërshtuar pushtimet dhe provokimet ruse.