Edon Zhegrova 26 minuta, Juventusi dështon

- Bota Sot

Edon Zhegrova 26 minuta, Juventusi dështon

Juventusi nuk ia doli në përballje me Atalantën duke luajtur baras (1:1) në Torino.

Skuadra nga Bergamo me Berat Gjimshitin befasuan Juven e futbollistit Edon Zhegrova. 

Gjimshiti u paraqit nga minuta e parë dhe Zhegrova nga minuta e 64-të. 

Sulemana shënoi në minutën ne 45+1 për Atalantën dhe për vendasit Cabal në atë 78-tën. 

Atalanta mbetet pa një lojtar nga minuta e 80-të, De Roon u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Juventusi renditet në vend të dytë me 11 pikë e Atalanta në të 6-tin me 9 sosh apo me dy fitore e tre barazime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot