Debutuesi i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Prizreni, sot ka marrë fitoren e dytë nga nëntë ndeshjet e deritashme.
Prizreni ka shënuar fitore (2:0)në konak të Rilindjes 1874 duke bërë me dhimbje koke kryetrajnerin e kësaj skuadre, Faruk Statovci.
Feronikeli 74 ka shënuar fitore 2:0 ndaj Vjosës në Shtime, Trepça ’89 e mposhti (2:1) Besën vendase dhe
Trepça importoi pikë nga Ferizaj në duel me Dinamo duke luajtur baras (0:0).
Liria e mposhti me 3:1 Istogun, Kika e Hogoshti i shkakton humbjen e parë (1:0) liderit, Vëllaznimit të Gjakovës.
Vëllaznimi kryeson me 20 pikë, pasojnë Feronikeli me 20, Tefik Çanga 19, Vushtrria 18, Trepça ‘89 16, Dinamo 16, Trepça 15, Liria 15, Ramiz Sadiku 14, Suhareka 13, Kika 11, Istogu 10, Prizreni 9, Rilindja 7, KEK-u 6, Besa 6, Vjosa 4 dhe 2 Korriku 3 pikë.
Rezultatet
Tefik Çanga - 2 Korriku 2:0
Besa - Trepça 89 1:2
Kika - Vëllaznimi 1:0
Suhareka - Ramiz Sadiku 0:0
Dinamo - Trepça 0:0
Rilindja 1974 - Prizreni 0:2
Liria - Istogu 3:1
Vjosa - Feronikeli 75 0:3
KEK-u - Vushtrria 1:2