Ish-futbollisti i Interit ndëshkohet me karton të kuq pas goditjes me shuplakë të shokut të skuadrës

- Bota Sot

Ish-futbollisti i Interit ndëshkohet me karton të kuq pas goditjes me shuplakë të shokut të skuadrës

Një episod i paprecedentë ka ndodhur në kampionatin turk, ku kapiteni i Sakarjasporit, Çaner Erkin, humbi kontrollin gjatë ndeshjes dhe goditi me shuplakë një nga bashkëlojtarët e tij.

Gjyqtari reagoi pa hezitim duke e përjashtuar menjëherë 36-vjeçarin me karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.

Ky veprim i Erkin, i cili në të kaluarën ka qenë  ka ngjallur kritika të shumta në Turqi, sidomos duke marrë parasysh përvojën e gjatë të mbrojtësit dhe faktin që mban shiritin e kapitenit.

Në vend që të ishte shembull për skuadrën, ai u përfshi në një akt të dhunshëm që ka zhgënjyer tifozët dhe opinionin sportiv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot