Skuadra e Arsimit nga Çegrani më në fund regjistroi fitoren e parë para tifozëve të saj, duke mposhtur Shkupin me rezultat 4:2.
Që në minutën e 2-të, Suhel Muharemi asistoi e Riberio shënoi, por goli u anulua pas shikimit të VAR-it për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në minutën e 15-të, Shkupi u përgjigj nëpërmjet Rikov, por portieri Siljanovski bëri pritje fantastike.
Vetëm pak sekonda më vonë, Ramadan Ramadani hapi rezultatin për 1:0 me një gjuajtje të fuqishme, gol i konfirmuar edhe nga VAR.
Në minutën e 22-të, Ramadani kërcënoi përsëri nga distanca, por Meliqi bëri pritje mjeshtërore.
Dy minuta më vonë, Ignjatov goditi shtyllën.
Shkupi arriti të rikthehej në minutën e 35-të kur Riberio me gjuajtje precize, barazoi (1:1).
Megjithatë, para fundit të pjesës së parë, Argjent Gafuri dha një asistim të mrekullueshëm, dhe Shefit Shefiti sollinë epërsi vendasit, 2:1.
Pjesa e dytë gjithashtu filloi me të njëjtin ritëm, me lojë të hapur dhe raste nga të dyja palët.
Portieri Meliqi shpëtoi portën e Shkupit disa herë pas gjuajtjeve nga Shefiti dhe Asani.
Por, në minutën e 74-të, Rychkov asistoi dhe Ardit Destani shënoi për 2:2. Arsimi nuk u dorëzua dhe në minutën e 84-të sërish në epërsi.
Pas një krosi nga Asani, Ignjatov shënoi me kokë për 3:2. Vetëm tre minuta më vonë, Shefiti nga pika e bardhë shënoi për golin e tij të dytë dhe fitores 4:2.
Pas javës së tetë në elitën e futbollit maqedonas, Arsimi renditet në vend të shtatë me 8 pikë e Shkupi në fund me 0 pikë apo me tetë humbje rresht.