Elbasani kryeson Superioren

- Bota Sot

Elbasani kryeson Superioren

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së 5-të në Superiore. 

Derbi Tirana-Dinamo u mbyll me fitoren 1-2 të skuadrës së Dajës ndërsa sfida në Ballsh mes Bylisit dhe Partizanit përfundoi me shifrat 3-1 për vendasit. Dueli i mbrëmjes Elbasani-Teuta nuk prodhoi gola.

Pas këtyre sfidave, Elbasani kryeson kampionatin me 11 pikë ndërsa 5 skuadra janë me nga 7 pikë.

Bëhet fjalë për Teutën, Vllazninë, Dinamon, Vorën dhe Egnatian. Në vendin e fundit pozicionohet Tirana.



Lexoni të gjitha në Bota Sot