Pavarësisht kohës tejet të limituar nga ndeshja e fundit kampionale, ekipi i Gjilanit është gati për duelin e fundjavës në udhëtim te Llapi.
“Skuadra ka qenë e koncentruar në përgatitje të ndeshjes
Në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë, ekipi i Gjilanit do të udhëtojë drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin.
Pas duelit të mesjavës ndaj Drenicës në shtëpi, ekipi ka mbajtur një seancë rigjeneruese dhe një tjetër të vendosur në fushën e lojës.
Senad Jaroviq nuk ia ka dalur sërish për të qenë gati, derisa po vuan nga lëndimi që e pësoi ditë më parë dhe si rrjedhojë do të humbasë edhe këtë sfidë.
Pjesa tjetër e grupit është e gatshme për lojë, përveçse futbollistëve Shqiprim Taipi dhe Oltion Bilalli të cilët po vijojnë me pjesën e rikthimit në aktivitet”, njofton faqja e klubit.
Dueli ndërmjet Llapit dhe Gjilanit do të zhvillohet të dielën (15.00) më 28 shtator në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.