Interi gjeti qetësinë dhe fitoren 0-2 në transfertën ndaj Kaljarit, por përveç tre pikëve, në këtë ndeshje u shkrua edhe një faqe e re në historinë zikaltër.
Françesko Pio Espozito, vetëm 20 vjeç e 91 ditë, realizoi golin e parë në Serie A, duke hyrë në listën e futbollistëve italianë më të rinj që kanë shënuar për Interin në këtë shekull. Sulmuesi i talentuar është i katërti më i ri në këtë renditje, pas disa emrave të njohur:
Vëllait të tij, Sebastiano Esposito (17 vjeç, 172 ditë),
Mario Balotelit (17 vjeç, 238 ditë),
Davide Faraoni (20 vjeç, 74 ditë).
Përtej statistikës, goli i tij kishte edhe një simbolikë të veçantë: familja Espozito konfirmon traditën e talenteve të lidhur ngushtë me Interin, duke e kthyer atë në një “sagë” të veçantë brenda klubit zikaltër.
Për Interin, ky është një ogur pozitiv për të ardhmen. Espozito i ri po shfaq shenjat e para të ndikimit në një skuadër që kërkon të konsolidojë të tashmen, por pa harruar të investojë te e ardhmja.