Bajrami rikthehet në skenë

- Bota Sot

Bajrami rikthehet në skenë

Ditën e sotme, Geraldo Bajrami është rikthyer në skenë.

Mbrojtësi 26-vjeçar i cili ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare të moshave U-21 ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Në disfatën e skuadrës së tij Crawley përballë Barrow me shifrat 2:1, mbrojtësi kuqezi gjeti golin. Nga një krosim nga këndi në favor të ekipit të tij, Bajrami arriti të shënojë një gol mjaft të bukur.

Megjithatë, goli i mbrojtësit shqiptar nuk shërbeu për të shmangur humbjen e Crawley në Ligën e Katërt angleze. Kujtojmë se Geraldo Bajrami ka bërë 8 paraqitje me Shqipërinë U-21.



Lexoni të gjitha në Bota Sot