Parashikimi i motit për të dielën, 28.09.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të dielën, 28.09.

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu.

Reshjet më të intensfikuara parashihen të jenë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 17°C. /MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit