Thierry Henry i bindur se Arteta do t’i prijë Arsenalit drejt titullit kampion

- Bota Sot

Thierry Henry i bindur se Arteta do t’i prijë Arsenalit drejt titullit kampion

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka mbështetur fuqishëm Mikel Artetën pas barazimit ndaj Manchester Cityt, duke theksuar se trajneri spanjoll është në rrugën e duhur për të luftuar për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Henry theksoi se pavarësisht se Liverpool ka marrë një epërsi prej pesë pikësh, por gjithçka është ende e hapur.

“Po, po përpiqeni të kapni Liverpool, apo jo? Teknikisht, ju humbët vetëm dy pikë. Është vetëm fillimi i sezonit, nuk ka arsye për panik. Liverpool shkoi pesë pikë përpara, por është shumë herët”.

Ai i doli krah Artetës pas disa kritikave, duke shtuar se tekniku spanjoll nuk duhet të shkarkohet.

“Unë e them sërish – a mendoj se Arteta po bën një punë të shkëlqyer? Po. A mendoj se duhet të largohet? Absolutisht jo. A besoj se Arsenal mund të fitojë ligën? Po, besoj. Por duhet të fitojmë diçka, dhe nëse do të isha lojtar, kjo do të ishte qasja ime”.

Henry u ndal edhe te mënyra e pazakontë se si u përgatit Manchester City për ndeshjen.

“Asnjë nuk do të kishte menduar se City do ta qaste lojën ashtu. Unë isha në stadium dhe u shokova. ‘City? Vërtet?’ Shumë njerëz flasin pa e ditur si është të përgatitesh kundër një skuadre që zakonisht të shkatërron me posedim. Ndoshta Arsenal kishte punuar për diçka tjetër. Ne nuk ishim në stërvitje, por nuk besoj se dikush e kishte menduar që City do të dilte aq i tërhequr”, tha ish-sulmuesi për “CBS Sports”.

Humbja e Liverpoolit 2-1 në fushën e Crystal Palace i jep Arsenalit një shans të madh për të shkurtuar diferencën, por fillimisht “Topçinjtë” duhet të kalojnë sfidën e Newcastle.



Lexoni të gjitha në Bota Sot