Trajneri francez Laurent Blanc, ia pa sherrin Cristiano Ronaldos.
Kjo pasi ai u shkarkua nga Al-Ittihad, pas humbjes Al-Nassr, të premten.
Ai do të zëvëndësohet nga asistenti i tij, Hassan Khalifa si trajner i përkohshëm.
Francezi, erdhi te Al-Ittihad në vitin 2024 ku kishte zëvëndësuar argjentinasin Marcelo Gallardo.
Blanc, në sezonin e tij të parë, arriti të fitonte titullin dhe kupën e Arabisë Saudite.