Lautaro Martinez: Nuk kam gjë kundër tyre

- Bota Sot

Lautaro Martinez: Nuk kam gjë kundër tyre

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez shënoi golin e parë kundër Kaljarit, në fitoren e pastë 2:0.

Pas përfundimit të sfidës, argjentinasi foli për Inter TV.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme që duhej ta sillnim në shtëpi. Kaljari është fizik dhe në fushën e tyre me tifozët e tyre, ata e bëjnë të ndihet prania e tyre, por ne bëmë mirë që qëndruam në fushë në mënyrën e duhur, siç ishim përgatitur dhe jemi të lumtur sepse, siç thashë më parë, këto janë pikë të rëndësishme për pozicionin tonë në ligë.”

I ke shënuar 12 gola Kaljarit…

“Po, kështu është, por është rastësi. Nuk kam asgjë kundër tyre, thjesht ndodh që shënoj shpesh kundër tyre. Jam i lumtur sepse kur Interi fiton më bën të ndihem i qetë.

Kur fitojmë ne dhe gjithashtu kur shënoj, sepse për një sulmues kjo është gjithmonë e rëndësishme.”

Si ndiheni?

“Pata një problem fizik që më ngadalësoi, por tani jam mirë. Jam rikuperuar dhe u ndjeva mirë në fushë sot. Tani duhet të rimbush bateritë dhe të pushoj sepse Liga e Kampioneve është këtu dhe si gjithmonë, do të jetë një ndeshje prestigjioze..



Lexoni të gjitha në Bota Sot