Kategoria e parë ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 5-të të kampionatit.
Pas kësaj jave, Skënderbeu vazhdon të kryesorë renditjen me 13 pikë. korçarët mposhtën në duelin direkt për kreun skuadrën e Laçit, me kurbinasit që ndjekin me 9 pikë.
Me nga 8 pikë vijnë Apolonia, Pogradeci dhe Burreli. Fierakët barazuan me Korabin, ndërsa pogradecarët fituan me Kukësin dhe matjanët u ndalën në barazim nga Kastrioti.
Iliria merr fitoren e dytë resht dhe ngjitet në klasifkim. Aktualisht mbajnë vendin e 6-të me 7 pikë, ndërsa Lushnja i ndjek me 5 pikë.
Lushnjarët kanë barazuar në 5 sfida, teksa me nga 4 pikë ndodhen Korabi në vendin e 9-të dhe Kukësi në vendin e 10-të. 2 pozicionet e fundit mbahen nga Besa dhe Kastrioti me nga 3 pikë.