Vllaznia, me mungesa ndaj Vorës

- Bota Sot

Vllaznia, me mungesa ndaj Vorës

Në ndeshjen e radhës kundër Vorës në kampionat, Vllaznia duhet të bëjë pa disa prej titullarëve të saj.

Teksa Erdenis Gurishta do të jetë i pezulluar për shkak të ndëshkimit me karton të kuq ndaj Teutës.

E ndërsa futbollistë si Jukaj, Kuros dhe Qato ende kanë probleme fizike dhe është i pamundur aktivizimi i tyre në këtë duel.

Por, një shpresë mund të ketë për Bismark, pavarësisht se edhe për ganezin gjithçka do të vendoset në orët e fundit para zhvillimit të sfidës.

Kështu trajneri Martini duhet të bëjë disa ndryshime në formacion për të përballuar ekipin e Bellait. Nga porta pritet ta nisë Pohls, që tashmë është një titullar pas dëmtimit të Jukajt.

Në mbrojtje të sigurt duken Gjini dhe Bajrami, që kanë shfaqur një nivel të kënaqshëm në këto javë të para. E teksa në mungesë të Kuros dhe Gurishtës, provat janë bërë me Krymin në prapavijë.

Pavarësisht se një opsion ngelin edhe Sala e Pusi për mbrojtjen. Në mesfushë në vend të Krymit i cili me shumë mundësi do të luajë në mbrojtje, do të rreshtohet Dros. Me moldavin që do të ketë krah tij edhe fantazinë e shpejtësinë e dyshes Kallaku-Murataj.

Nga krahët e mesfushës priten Mala dhe Jago, me të parin që do të mbulojë korsinë e djathtë e ndërsa braziliani do të jetë majtas. Në sulm si zakonisht do të udhëheqë kapiteni, Bekim Balaj.

Me 34-vjeçarin që do të ketë si mbështetës edhe Kastratin në repartin e avancuar. Pavarësisht se në stërvitjet e fundit janë bërë provat me kosovarin në krah të djathtë dhe Malën si sulmues i dytë pas Balajt. Pavarësisht gjithçkaje, vendosja e vërtetë e skuadrës do të kuptohet vetëm ditën e ndeshjes.

Me trajnerin Martini, i cili si zakonisht aplikon sisteme të ndryshme gjatë javës, duke angazhuar thuajse të gjithë futbollistët që ka në dispozicion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot