Kombëtares së Shqipërisë gati ti shtohet edhe një futbollistë me origjinë nga Maqedonia e Veriut!

- Bota Sot

Kombëtares së Shqipërisë gati ti shtohet edhe një futbollistë me origjinë nga Maqedonia e Veriut!

Kombëtarja e futbollit e Shqipërisë me plotëkuptimin e fjalës  e meriton epitetin e një kombëtare shqiptare, kjo për faktin se pjesë e saj përveç futbollistëve nga Shqipëria, ka gjithashtu edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Nga Maqedonia e Veriut aktualisht pjesë e “kuqezinjëve” janë shkupjani Jasir Asani, kumanovarët Taulant Seferi dhe Naser Aliji si dhe tetovari, Nedim Bajrami.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat në Shqipëri, kombëtares “kuqezi” pritet ti bashkohet Berat Lus, djaloshi 18 vjeçar i lindur dhe rritur në qytetin Fatih në Turqi por me origjinë nga Gostivari.

Berat Lus bënë pjesë në planet e FSHF-së, por nuk do të jetë e lehtë të bindet familja e tij.

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi po meret personalisht me këtë çështje, ashtu që presim nëse do të bind Bushi këtë talent, që është në pronësi të Galatasarajit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot