Tre skuadra me pikë të barabarta zbresin në fushë

- Bota Sot

Tre skuadra me pikë të barabarta zbresin në fushë

Java e 5-të e Superiores do të mbyllet me dy duele që luhen në orën 19:00.

Flamurtari do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ku do të presë Egnatian. Vlonjatët do të kërkojnë fitoren e parë ndërsa rrogozhinasit duan vazhdimësinë.

Nga ana tjetër Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Vorën.

Dy skuadra me pikë të barabarta.

Javën e shkuar shkodranët u ndalën nga Teuta ndërsa vorakët fituan me Flamurtarin.

NDESHJET E SOTME

FLAMURTARI-EGNATIA ORA 19:00

VLLAZNIA-VORA ORA 19:00



Lexoni të gjitha në Bota Sot