Shkwndija e Tetovws sot e presin Sileksin e Kratovës në duelin e javws së tetë në LPFMV.
Kuqezinjtë ndaj Sileksit synojnë vazhdimësi të rezultateve pozitive!
Dueli luhet të dielën në stadiumin e qytetit me fillim në orën 15:00
Klisman Cake dhe Reshat Ramadani kthehen në skuadër pasi nuk ishin pjesë e ekipit kundër Rabotniçkit në mesjavë shkaku i disa shqetësimeve më të lehta.
Pas barazimit me Strugën, Shkëndija fitoi 1:0 Tikveshin dhe Rabotniçkin.
Ekipi me frymë pozitive pret Sileksin, për të mbajtur hapin për kreun.
Sileksi startoi me 5 fitore rresht, por pësoi humbje në dy ndeshjet e fundit.
Shkëndija bashkë me Strugën dhe Vardarin nuk kanë asnjë humbje deri tani.