Regis Le Bris befason me një fjalë për Granit Xhakën, asnjë trajner nuk e thotë këtë

- Bota Sot

Regis Le Bris befason me një fjalë për Granit Xhakën, asnjë trajner nuk e thotë këtë

Sunderlandi është befasia më e madhe në gjashtë javët e para në Premier League në futboll. 

Aktualisht renditet në vend të tretë me 11 pikë, 4 më pak se lideri Liverpooli dhe një se Crystal Palace që gjendet në vendin e dytë.

Kapiteni Granit Xhaka është alfa dhe omega e Sunderlandit.

Sunderlandi fitoi dje në fushën e Nottingham Forestit falë asistimit të Xhakës. 

Trajneri i Sunderlandi Regis Le Bris ka fjalë të mëdha për mesfushorin nga Kosova, Granit Xhaka.

Ai befason me një fjalë për Xhakën, duke thënë si trajner i ardhshëm.

“Na duhet një kapiten si Graniti pasi ai na ofron aq shumë.

Ai mund të kontrollojë ritmin dhe e kupton ndeshjen si trajner i ardhshëm dhe model i lojtarit.

E di si ta menaxhojë ndeshjen në kohë reale”, shprehet Regis Le Bris.



Lexoni të gjitha në Bota Sot