Alarm në Danimarkë: Përsëri drone në bazat ushtarake

- Bota Sot

Alarm në Danimarkë: Përsëri drone në bazat ushtarake

Disa dronë u panë përsëri në bazat ushtarake daneze gjatë natës.

Forcat e Armatosura Daneze njoftuan mbi këtë në mesditë, raporton Bild.

Policia daneze e kishte informuar më parë agjencinë e lajmeve Ritzau në mënyrë të pavarur se gjatë natës ishin marrë disa raportime për dronë, por asnjë nuk kishte çuar në mbylljen e hapësirës ajrore mbi aeroportet daneze.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen për një takim informal në kryeqytetin danez, Kopenhagë më 1 dhe 2 tetor. Temat përfshijnë mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe forcimin e gatishmërisë së përbashkët evropiane për mbrojtje. Bundesëehr-i gjerman po mbështet danezët në sigurimin e samitit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot