E ardhmja e sulmuesit anglez, Harry Kane, te Bayern Munih mbetet e paqartë, pavarësisht paraqitjeve të tij të mira që nga transferimi rekord në verën e vitit 2023.
Sipas gazetarit gjerman, Christian Falk, çështja e zgjatjes së kontratës së 32-vjeçarit është një “temë e madhe” brenda klubit bavarez.
Kane ka një klauzolë lirimi që mund ta aktivizojë në dimrin e ardhshëm nëse dëshiron të rikthehet në Ligën Premier gjatë verës. Në atë moment, sulmuesit do t’i mbetej vetëm një vit kontratë me Bayernin.
Drejtuesit e Bayernit theksojnë mentalitetin fitues të Kane dhe e shohin Ligën e Kampionëve si arsye kryesore për ta bindur të vazhdojë aventurën në Gjermani.
Nga ana tjetër, Anglia e mban ende si objektiv personal: thyerjen e rekordit të golave në Premier League, të vendosur nga Alan Shearer.
Tottenham mbetet opsioni më i preferuar për një rikthim, por edhe klubet e tjera si Manchester City, Liverpool dhe Arsenal mund të përfshihen në garë.
Përfundimisht, e ardhmja e Kane pritet të qartësohet pas Kupës së Botës 2026, duke vendosur mes qëndrimit në Bayern me një kontratë të re ose rikthimit në Angli për të ndjekur rekordin e Shearer.