Drejtuesit e Flamurtarit i kanë vendosur kusht trajneri Garsia për ndeshjen me Egnatian.
As barazimi nuk do të vlejë përballë një stadiumi që mendohet të jetë i tejmbushur nga tifozët.
Në rast humbje me trajnerin Karlos Garsia do të ndahen rrugët. Bashkë me spanjollin do të shkarkohet dhe i gjithë stafi i tij që ka sjell me vete.
Vetëm fitorja do të mund ta shpëtojë këtë herë trajnerin. Kjo gjë është kërkuar edhe nga tifozët, por klubi i dha edhe një mundësi të fundit.