Sipas sondazhit të realizuar nga Survation për platformën LabourList, të publikuar në emisionin Sunday Morning në Sky News me Trevor Phillips, 53% e anëtarëve të partisë kërkojnë një lider të ri para zgjedhjeve, ndërsa vetëm 31% mbështesin që Starmer të mbetet në krye deri atëherë.
Në sondazhin ku morën pjesë 1.254 anëtarë të partisë, të zhvilluar nga 23 deri më 25 shtator, 65% e të anketuarve shprehën pakënaqësi me drejtimin aktual të Starmer, duke thënë se ai po e çon partinë në drejtim të gabuar, ndërsa vetëm 26% e mbështesin qasjen e tij.
Rezultatet zbulojnë sfidat e mëdha me të cilat përballet Starmer, ndërsa partia e tij përpiqet të mobilizohet përballë rritjes së ndjeshme të partisë populiste Reform UK, e udhëhequr nga Nigel Farage.
Gjatë fjalimit në kongres, kryeministri britanik u bëri thirrje anëtarëve të partisë të ndalin përçarjet e brendshme dhe të bashkohen për të mposhtur Reform UK, të cilën e akuzoi për “politika raciste” dhe pretendoi se ka plane për dëbime masive nëse vjen në pushtet.
“Jemi përballë betejës më të madhe politike të jetës sonë,” deklaroi Starmer për BBC News. “Duhet të ndalojmë me vetë-analizat dhe të bashkohemi kundër Reform. Tani është koha për unitet.”