Skuadra e Llapit të Podujevës ka treguar lojën më të mirë deri me tash.
Llapjanë3t e turpëruan me rezultat 4:1 Gjilanin, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapi i kryetrajnerit Tahir Batatina ka shënuar fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm, kësisoj i shmanget edhe fundit të tabelës.
Golat i realizuan Gnapi Dable (3 e 49), Peci (22) e Ramadani (45).
Gjilani renditet në vend të shtatë me 7 pikë dhe Llapi në të tetin me 6 sosh.