Skandal në futbollin në Serbi.
Skuadra serbe Mlladost nga Bosilegradi nuk ka udhëtuar drejt Tërnocit për t’u ballafaquar me Tërnocin, në ndeshjen ne javës së katërt të Ligës Rajonale të Pçinjës.
Skuadra shqiptare pritet ta fitojë me rezultat zyrtar 3:0.
“Ne gjithmonë jemi të gatshëm dhe çdoherë në suaza të sportit.
Për fatin e keq të shikuesve të shumtë të ekipit tonë, ndeshja e sotme me ekipin Mlladost nga Bosilegradi nuk u zhvillua pasi që mysafirët nuk udhëtuan në fushën tonë.
Sigurimi i të gjitha masave nga klubi ynë të kërkuara nga Federata dhe Policia dëshmon pjekurinë dhe gatishmërinë tonë se jemi në nivele shumë më të larta se sa mendojnë të tjerët.
Ne konsiderojmë se sporti bashkon njerëzit dhe se në futboll, fusha është ajo që tregon kualitetet e një skuadre.
Rezultati zyrtar 3:0 nuk na bën edhe shumë përshtypje.
Dëshira e flakët e djelmoshave tanë ishte që në fushë ta mundnim kundërshtarin pamëshirshëm!”, thuhet në reagimin e KF Tërnocit.