Formacioni i Barcelonës kundër Sociedad-it

- Bota Sot

Formacioni i Barcelonës kundër Sociedad-it

Barcelona ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme ndaj Real Sociedad, që do të luhet në ‘Estadi Olímpic Lluís Companys të Montjuïc’, duke filluar nga ora 18:30.

Trajneri Hansi Flick ka zgjedhur një formacion të paprecedentë, ku risia më e madhe është aktivizimi i talentit të akademisë Pedro Fernández “Dro”, i cili do të luajë në rolin e mesfushorit ofensiv.

Për 17-vjeçarin do të jetë debutimi zyrtar me ekipin e parë, ndërsa Dani Olmo do ta nisë nga stoli.

Lamine Yamal është rikthyer në skuadër pas dëmtimit, por do ta nisë nga stoli, ndërsa në pozicionin e tij trajneri gjerman ka preferuar Roony Bardghji.



Lexoni të gjitha në Bota Sot