Fiorentina nuk “ndez”,

- Bota Sot

Fiorentina nuk “ndez”,

Afrimi i Stefano Piolit në drejtimin e Fiorentinës gjatë verës, shihej nga të gjithë si një mundësi e mirë që ky klub të bënte hapin e radhës dhe të konsolidohej mes skuadrave më të forta të kampionatit italian, pas viteve të fundit ku kishte qenë thuajse gjithmonë e pranishme në luftën për një vend në Europë.

Por realiteti i startit të kampionatit është krejtësisht i ndryshëm dhe me barazimin 0:0 në derbin ndaj Pizës, Fiorentina e sheh veten shumë pranë fundit të renditjes, pas një ndeshje ku me interpretimin ndryshe të disa episodeve nga VAR-i, mund ta mbyllte sfidën pa pikë.

Pioli tashmë është në bankën e të akuzuarve, pasi përgjegjësitë zakonisht bien mbi trajnerin kur një skuadër me potencial të tillë, regjistron 3 pikë pas 5 ndeshjesh, në shekullin e 21-të, ekipi nuk ka bërë kurrë kaq keq.

Rezultati më i keq ishin 5 pikë, të regjistruara në tre raste, por tashmë me Piolin, ekipi ka vendosur një rekord të ri. Të dhëna, që të kthyera më pas në kohë, tregojnë se ky është starti më i keq i Fiorentinës në historinë e saj, që nga periudha kur u vendos rregulli i tre pikëve për një fitore.

Ndaj nuk është rastësi që pankina e Piolit, ka filluar të dridhet që tani…



Lexoni të gjitha në Bota Sot