Bologna ka marrë pikë në konak të Lecces.
Futbollistët shqiptarë Medon Berisha e Ylber Ramadani, u paraqitën nga minuta e parë për Leccen, por mezi ndalën një pikë në konak të tyre, duke luajtur baras (2:2) me Bolognan.
Lecce avancuan të parët por nuk e ruajtën këtë rezultat.
Në minutën e 90+3 Camarda shmang humbjen e Lecces.
Medon Berisha asistoi e Camarda realizoi duke sjellë festë në stadium.
Për Leccen shënoi Coulibaly (13’) e Camarda (90+4’) dhe për udhëtuesit Orsolini (45+1’ – nga penalltia) e Odgaard (71’).
Bologna është në vend të 9-të me 7 pikë dhe Lecce fundoset me 2 pikë pas javës së pestë në Serie A.