Finlandë/ Shkollat ​​publike u mësojnë fëmijëve të dallojnë lajmet e rreme! Qëllimi?

- Bota Sot

Finlandë/ Shkollat ​​publike u mësojnë fëmijëve të dallojnë lajmet e rreme! Qëllimi?

Finlanda po u mëson fëmijëve se si të dallojnë lajmet e rreme, duke filluar që në parashkollor, sipas “The Guardian”.

Për të luftuar dezinformimin, Finlanda shtoi njohuritë mediatike në kurrikulën e saj shkollore kombëtare.

Nga klasat parashkollore deri në shkollën e mesme, nxënësit mësojnë se si të identifikojnë informacionet e dyshimta që shohin në internet – artikuj lajmesh, postime në mediet sociale dhe videot virale.

Qëllimi?

Të ndihmojnë mendjet e reja të dallojnë lajmet e rreme, të kuptojnë paragjykimet dhe të mendojnë vetë në botën digjitale të sotme.

Në klasa, nxënësit analizojnë klipet e TikTok-ut, analizojnë titujt dhe madje modifikojnë fotot për të mësuar se sa e lehtë është të shtrembërosh të vërtetën.

Çdo mësues, pavarësisht lëndës, është trajnuar për të dhënë mësime mediatike.

Kjo përpjekje në të gjithë vendin e ka renditur Finlandën, në krye të vendeve evropian për rezistencën ndaj dezinformimit.

Ndërsa lajmet e rreme përhapen globalisht, qasja e Finlandës – e cila vë në plan të parë arsimin është një shembull i fuqishëm për botën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot