Shqiptari i Kosovës - kryefjalë në Kroaci, shënon dhe asiston

- Bota Sot

Shqiptari i Kosovës - kryefjalë në Kroaci, shënon dhe asiston

Futbollisti Arbër Hoxha, futbollist nga Kosova e reprezentues i Shqipërisë, është kryefjalë në Kroaci,
Ai vazhdon shkëlqimin e tij duke shënuar dhe asistuar.

Kësaj radhe ishte figura qendrore e Dinamos së Zagrebit në fitoren ne rezultat 4:1 ndaj Slaven  Belupos.

Hoxha shënoi në minutën e 41-të dhe asistoi në atë të 45+2.

Hoxha u zëvendësua në fillim të pjesë së dytë dhe Leonard Zhuta u paraqit 78 minuta.

Për Dinamon realizuan Hoxha (41’), Kulenoviq (45+2’), Bakrar (56’), Lisica (71’) dhe për udhëtuesit Jagushiq (66’).

Në minutën e 60-të Kulenoviq i Dinamos dështoi nga penalltia.

Pas javës së 8-të në elitën e futbollit kroat, Dinamo kryeson me 18 pikë e Slaven Belupo zë pozitën e 8-të me 9 pikë,



Lexoni të gjitha në Bota Sot