Besa Famgas tregon klasin në derbi ndaj Kastriotit

- Bota Sot

Besa Famgas tregon klasin në derbi ndaj Kastriotit

Me një paraqitje bindëse e cilësore, nga fillimi e deri në fund, Besa Famgas e ka fituar derbin ndaj Kastriotit të Ferizajt.

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas fitoi me rezultatin 37:29. Tetë gola dallimi ishte edhe pas pjesës së parë, 21:13.

 Që në nismë të ndeshjes, pejanët krijuan shkëputje, 4:1. Në mesin e pjesës së parë rezultati ishte 13:6 për Besën. 

Në pjesën e dytë vendasit mbajtën vazhdimisht epërsi të lartë, që shkoi deri në dhjetë gola, 36:26.

Ahmed Zayan Amr Ali ishte më efikasi te Besa Famgas me 12 gola. Tetë i shënoi Deniz Terziqi, ndërsa gjashtë

Jon Vokshi. Me pritje u dalluan portierët Olt Kabashi e Flakrim Beqiraj. 

Alban Haziri, Adonit Isufi e Felipe Teixeira i shënuan nga pesë gola për Kastriotin.

Besa Famgas e shënoi fitoren e dytë rresht. Kastrioti e pësoi humbjen e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot