Gëzim Hasi në krye të Prizrenit U-19

- Bota Sot

Gëzim Hasi në krye të Prizrenit U-19

Ish futbollisti i mirënjohur, Gëzim Hasi, është emëruar kryetrajner i FC Prizrenit U-19. 

Lajmi bëhet i ditur nga drejtuesit e kllubit prizrenas.

“Klubi futbollistik FC Prizreni njofton me kënaqësi emërimin e trajnerit të mirënjohur Prizrenas Gëzim Hasi në krye të ekipit U-19.

Me përvojën e tij të gjatë dhe kontributin e madh në zhvillimin e futbollit në qytetin tonë, jemi të bindur se trajneri

Hasi do të sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe vizion për rritjen e talenteve të rinj të FC Prizrenit”, njofton FC Prizreni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot