Milani vazhdon ecurinë e shkëlqyeshme në Serie A, 4 fitore e 1 humbje në pesë ndeshjet e para.
Futbollistët e Milanit treguan lojë të madhe ndaj kampionit në fuqi, Napoli, duke e mposhtur me rezultat 2:1 në stadiumin “San Siro”.
Milani përkundër se ishte me një lojtar më pak nga minuta e 57-të, kjo nuk e ndali në rrugën drejt fitores.
Amir Rrahmani nuk ishte as në bankën e Napolit, për shkak të lëndimit që ka pasuar gjatë stërvitjes.
Futbollisti Estupinan u përjashtua direkt me karton të kuq.
Për Milanin shënuan Saelemaekers (3’) e Pulisic (31’) dhe për Napolin De Bruyne (60’ – nga penalltia).
Milani kryeson me 12 pikë, aq sa Napoli dhe Roma.