Lojtarët e Betisit treguan lojë të mirë duke e mposhtur me rezultat 2:0 Osasunën, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit spanjoll..
Ndeshja shënoi gjithashtu një moment historik për trajnerin Manuel Pellegrini.
Kiliani u bë trajneri me më shumë ndeshje në historinë e klubit nga Sevilla, duke shkruar kështu emrin e tij në historinë e Betisit.
Që nga fillimi i ndeshjes, ishte e qartë se skuadra vendase diktonte ritmin e lojës, dhe goli i parë u shënua në minutën e 19-të.
Ezzalzouli tundi rrjetën e mysafirëve pas një aksioni të shkëlqyeshëm në të cilin Paulo Fornals luajti një rol kyç.
Betis vazhdoi ta kontrollonte lojën në pjesën e parë, dhe fitorja u thellua në minutën e 38-të kur Hernandez e zgjidhi vetë situatën dhe e dërgoi topin pas portierit kundërshtar me një gjuajtje dinake.
Betis renditet në vend të gjashtë me 12 pikë e Osasuna në të 13-tin me 7 sosh.