Anglezi Michael Oliver ndan drejtësinë në duelin PSG – Barcelona

- Bota Sot

Anglezi Michael Oliver ndan drejtësinë në duelin PSG – Barcelona

UEFA ka caktuar arbitrat për ndeshjet e së martës dhe së mërkurës në Ligën e Kampionëve, ndërsa duelin e shumëpritur mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës do ta drejtojë gjyqtari anglez Michael Oliver.

40 vjeçari është një nga arbitrat më me përvojë në arenën evropiane. Sezonin e kaluar ai gjykoi dy herë PSG-në: në fazën e grupeve kundër Salzburgut (3–0) dhe në fazën play-off, në fitoren e thellë 7–0 ndaj Brest-it.

Anglezi ka gjykuar gjithashtu edhe Barcelonën në sezonin e kaluar, në barazimin 2–2 kundër Atalantës.

Ndeshja mes PSG-së dhe Barcelonës pritet të jetë një nga përballjet më të forta të raundit aktual të Ligës së Kampionëve, ndërsa Oliver do të jetë në qendër të vëmendjes për drejtimin e saj. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot