Një automjet i njësive të KFOR-it ka pësuar vetaksident në Malishevë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Ostrozub.
“Bëhet fjalë për vetaksident në dalje të fshatit Ostrozub drejtimi Malishevë-Rahovec, në automjet kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer.
Nuk ka të lënduar ndërkohë që vendin e ngjarjes po e procedojnë njësitet e trafikut rajonal të DRP Gjakovë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.