Klubi i Al Itihad ka ndarë rrugët në fundjavë me trajnerin e njohur francez Lorent Blank, për shkak të rezultateve që nuk erdhën e sidomos humbjen përballe Al Nasr. Dhe tani ka nisur kërkimi për trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën e Mario Mitajt me një emër që ka ndezur imagjinatën e sheikëve që janë gati të bëjnë çmenduri për të.
Gazeta saudite “Al Riyadh” bën të ditur se gjermani është dëshira e madhe e drejtuesve të klubit, të cilët duan një emër të madh, por edhe që garanton një futboll argëtues.
Sheikët janë gati të bëjnë çmendur financiare për të, por për momentin menaxheri i Klop ka përgënjeshtruar zhvillimin e ndonjë bisede mes palëve. Ndërsa Red Bull, për të cilin punon trajneri, e ka cilësuar një “shaka të vonuar”.
Edhe nëse nuk realizohet ideja e firmës me Klop, ka emra të tjerë shumë të njohur që po diskutohen për të marrë drejtimin e klubit saudit. Çavi Hernandez, Unai Emeri, Luçiano Spaleti apo Serxho Konseisao janë vetëm disa nga alternativat që po përfliten në këto ditë.