Luis Diaz ka shprehur admirim të madh për bashkëlojtarin e tij te Bayern Munich, Harry Kane, duke e cilësuar si një futbollist të përkryer.
Dyshja ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ndërsa bavarezët kanë fituar të tetë ndeshjet në të gjitha garat në edicionin 2025/26. Kane dhe Diaz kanë kontribuar në njëzet e pesë gola për Bayern në të gjitha garat.
“Harry Kane! Që kur isha te Liverpool dhe ai ishte ende te Tottenhami, e dija që shënonte shumë gola. Por kur u stërvita për herë të parë me të, thashë: Ky djalë është fantastik’”, ka thënë Diaz.
“Ai bën gjithçka: shënon gola, organizon lojën, madje edhe ndihmon mbrojtjen. Më ka habitur. Jam shumë i lumtur që po luaj tani pranë tij”.