Pjesë e formacionit të javës në Turqi, futbollisti i Kombëtares i dërgon sinjal Silvinjos në prag të Serbisë

- Bota Sot

Pjesë e formacionit të javës në Turqi, futbollisti i Kombëtares i dërgon sinjal Silvinjos në prag të Serbisë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi po bën një punë fantastike në ekipin e tij të ri, Rizespor në Superligën turke.

Këtë fundjavë personalisht ai zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Kasimpasa edhe pse ekipi i tij u mposht. 

Pavarësisht kësaj, ai është zgjedhur në formacionin e javës duke u vlerësuar me notën 8.0.

Deri tani ai ka zhvilluar 6 ndeshjen me skuadrën turke duke marrë shumë minuta, por ende nuk ka dhënë asist apo golin e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot