Gjyqtarët kanë mundësinë të tregojnë veten në ndeshjet përtej Kosovës.
Dhe përsëri UEFA, i ka besuar një ndeshje të fazës së ligës në Conference League, gjyqtarit të njohur Genc Nuzës.
Nuza, do të gjykojë ndeshjen Lausanne-Sport -Breidablik, që zhvillohet të enjte.
Ekipi i tij përbëhet prej Fatlum Berishës dhe Bujar Selimajt si asistentët e tij, Dardan Çaka dhe Visar Kastrati në sistemin VAR dhe Erdall Zasella si asistent i katërt.
Ndeshja kujtojmë se do të zhvillohet të enjten, në orën 18:45.