Chelsea - Benfica është një nga përballjet më kryesore të mbrëmjes

- Bota Sot

Chelsea - Benfica është një nga përballjet më kryesore të mbrëmjes

Chelsea - Benfica është një nga përballjet më kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve.

Mbi të gjitha edhe sepse trajneri i Benfikas, Jose Mourinho, kthehet si “armik” në “Stamford Bridge”, ku më parë ka fituar disa trofe. Ai ka folur përpara ndeshjes, duke reflektuar mbi njohjen e tij me stadiumin e Londrës dhe mentalitetin e tij konkurrues.

“Kam qenë këtu si kundërshtar më parë edhe me Totenhemin, Mançester Junaitid dhe Interin. Në 90 minuta, nuk mendoja se ku isha, ose me kë po luaja. Ndihem si në shtëpi këtu”.

Mirëpo ai ka dashur të sqarojë diçka: “Por tani nuk jam më blu… jam i kuq dhe dua të fitoj”, tha Murinjo në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes. Deklaratat e trajnerit portugez nënvizojnë vendosmërinë e tij për të siguruar një rezultat pozitiv kundër ish klubit të tij, ku ai gëzoi sukses të konsiderueshëm në të kaluarën.

PO MARESKA? – Ndërkaq, trajneri i Chelseat, Enco Mareska është i përqendruar tek dueli i radhës me Benfikën në Ligën e Kampioneve.

Para sfidës që sheh rikthimin e Murinjos në “Stamford Bridge”, italiani dha disa deklarata interesante. Mareska e përshkroi Murinjon si legjendë: “Ai është i tillë, jo vetëm për Chelsean, por në përgjithësi për arritjet dhe trofetë që ka fituar”.

Ndër të tjera, tekniku pranoi që skuadra ishte prekur nga humbjet e fundit dhe disa mungesa: “Duam të mbajmë nivelin e lartë, sepse Liga e Kampioneve kërkon një nivel të lartë.

Në këtë moment, kemi disa lojtarë edhe të dëmtuar. Por duhet të zbresim në fushë, për të dhënë më të mirën e për të marrë rezultatet e duhura, ndryshe nga s aka ndodhur së fundi”, deklaroi Mareska.

Ad 



Lexoni të gjitha në Bota Sot