Malisheva përforcohet me një argjentinas

- Bota Sot

Malisheva përforcohet me një argjentinas

Malisheva është përforcuar me një futbollist argjentinas.

Klubi i Superligës ka njoftuar se e ka transferuar futbollistin Agustin Rojas, për të cilin futbolli kosovar nuk është i panjohur ngase kishte luajtur për Prishtinën e Re.

Gjithashtu, ka luajtur edhe në Superioren shqiptare me Erzenin.

Malisheva i ka uruar mirëseardhje futbollistit të rritur në Racing në Argjentinë, ndërsa pret shumë nga ai, duke uruar që bashkërisht t’i arrijnë objektivat e këtij sezoni.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Malishevës në faqen e saj zyrtare në Facebook dhe ta shihni video-prezantimin e lojtarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot